Kompania New Electric World po punon me seriozitet për zgjerimin e aktivitetit duke bashkëpunuar edhe me investitorë të huaj. Për të arritur këtë qëllim kompania ka realizuar disa investime në Shqipëri duke bashkëpunuar me investitore italianë dhe grekë. Këto investime janë realizuar përkatësisht në sektorin energjitik, në hidrocentrale, në sektorin industrial, në impiantet civile dhe elektronike tëndryshmenëShqipëri. Që nga viti i themelimit të kompanisë, në 1999, ne kemi arritur të krijojmë baza të forta në tregun Shqiptar sepse kemi ofruar shërbim cilësor, teknologji të lartë dhe korrektësi kundrejt klientëve dhe bashkpunëtorëve tanë.
Duke punuar në mënyrë të përgjegjshme ne kemi arritur ti ofrojmë shërbimin e duhur të gjithë klientëve. Këndvështrimi jonë për punën ka qënë i fokusuar te realizimi i pritshmërive të klientit.
Bazuar në aftësitë që kompania ka akumuluar gjithë këto vite ne garantojmë vepra të tjera të standarteve të larta. Motivimi për të arritur gjithmonë edhe më shumë na inkurajon që të kërkojmë perfeksion.
E vlerësojmë sinqerisht mbështetjen dhe besimin që ju keni kundrejt kompanisë tonë
Kujtim Xhafa, Administrator