Kompleksi ndodhet në portin e hidrokarbureve në Porto Romano në qytetin e Durrësit, punimet tona konsistojnë në ato elektrike dhe elektronike.
Kompleksi ka një fuqi të instaluar prej 500KW, ushqehet nga një transformator me tension 20/04KV 500KVA, shpërndaria e energjisë realizohet nëpërmjet paneleve të kompozuar nga vetë kompania "New electric world" me automat kryesor 630A të motorrizuar.
Në panele janë kompozuar dhe blloqet e lëshimit të elektromotorrëve me fuqi elektrike 18KW- 22KW-75KW të cilët shërbejnë për qarkullimin, ngarkimin ose shkarkimin e karburanteve dhe për sistemin e zjarrfikëses (MKZ).
Sistemi i ndriçimit është realizuar me ndriçues antideflagrant, është realizuar sistemi mbrojtës i tokëzimit dhe ai atmosferik (rrufepritësi). I gjithë kompleksi survejohet me sistem telekamerash IP 5Mpps të cilat komunikojnë nëpërmjet fibrës optike .