Rreth Nesh

Kush është kompania NEW ELECTRIC WORLD?

E themeluar prej vitit 1999 në tregun shqiptar, kompania është e gatshme të ofrojë shërbimin e saj në instalimin e paisjeve më moderne të impianteve elektrike dhe elektronike. Ka realizuar me sukses impiante elektrike dhe elektronike si dhe shërbime në mirëmbajtien e impianteve në disa investime prestigjoze private dhe shtetërore në Shqipëri. Kompania jonë ofron një paket të plotë shërbimesh për instalimet e aksesorëve të ndryshëm.

Aktiviteti i kompanisë ka ardhur në rritje nga viti në vit, kjo si rezultat i seriozitetit të shoqërisë në aktivitetin që kryen, bashkëpunimet me partnerë seriozë, zgjerimi i gamës së shërbimeve në të gjithë territorin e Shqipërisë si dhe zgjedhja e stafit teknik të kualifikuar.

 

MISIONI I KOMPANISË

Të arrijë të realizojë me sukses, profesionalizëm dhe ti përgjigjet klientit në një kohë të shpejtë sa herë që klienti ka nevojë për shërbimin e kompanisë.

VIZIONI I KOMPANISË

Synojmë që me shërbimin tonë të arrijmë të tejkalojmë të gjithë konkurentët. Qëllimi jonë është që aktivitetin tonë ta zgjerojmë jo vetëm brenda vendit, por edhe jashtë Shqipërisë. Kemi realizuar bashkëpunime të sukseshme me kompani greke e italiane dhe jemi në tentativa për bashkëpunime të tjera me kompani projektuese dhe investitore në Kosovë, Maqedoni, Itali dhe Greqi.

PUNONJËSIT E KOMPANISË

Kompania jonë gjithmonë i kushton një rëndësi të madhe kualifikimit të punonjësve të vet nga ana profesionale dhe teknike nëpërmjet kurseve të ndryshme si dhe trajnimeve të zhvilluara nga kompani trajnuese si dhe nga vete stafi inxhinierik.

ZGJEDHJA JUAJ E PARË, PËR NJË PUNË TË BESUESHME!