Alpha Bank zyrat qëndrore, Tiranë

Punimet e kryera konsistojnë në ato elektrike dhe elektronike: sistemet elektrike të ndriçimit, të prizave, panelet kryesore, panelet elektrike të shpërndarjes së ngarkesave, transformatorë qëndrorë të bankës me fuqi 630kva, sistemi i gjeneratorëve (dy copë) 700kva të sinkronizuar dhe panelet e tyre automatike, sistemet e alarmit të zjarrit, të vjedhjes, sistemet e vrojtimit (telekamerat) si dhe të gjithë sistemet tek dhoma e IT (server) dhe rrjetet kompjuterike.

Si rezultat i zbatimit të suksesshëm të shumë projekteve në drejtoritë qëndrore dhe degë të ndryshme prej disa vitesh realizojmë shërbimet periodike dhe mirëmbajtiet në drejtoritë dhe në të gjitha degët sipas kontratave përkatëse.